Nga janari, shërbim për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të

13

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë që prej muajit janar 2023 shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit.

Kjo do të shërbejë për t’i orientuar nxënësit që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional, bazuar në përgatitjen e tyre, preferencat dhe kërkesat e tregut të punës.