Nga plagë e frikshme pisllëku, Ekoparku i Durrësit tashmë një oaz i gjelbër rekreativ

1

Ekoparku i Durrësit, nga një venddepozitimi mbetjesh tashmë është shndërruar në një oaz të gjelbër rekreativ.

Ekoparku i Durrësit, tashmë i transformuar nga një plagë e frikshme pisllëku në trupin e qytetit më të madh turistik të vendit, në një oaz të gjelbër rekreativ.

Nga djegia e mbetjeve pa ndërprerje, ndotja e kanaleve kulluese, ndotja e ujërave të zonave kufitare dhe atyre nëntokësore, kjo fushë është transformohet tërësisht, duke u kthyer në një motor të madh ekonomik për Durrësin.

Ekoparku ka një sipërfaqe prej 155 mijë metra katrorë dhe ka parking, zona aksesi dhe zona teknike.

Po ashtu, ka ambiente sportive përfshirë 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli, 2 fusha tenisi.

Ekoparku ka po ashtu një kopsht botanik, climbing wall-in më të lartë në Ballkan 28 m, kodrat me hapësira ekologjike, kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive etj.

/ata.gov.al