Nis rehabilitimi i bllokut të banimit në rrugën “Ali Demi”

24

Ndërmarrjet bashkiake kanë nisur punën në terren për rehabilitimin e lagjes së banimit përreth pallatit Nr. 74 në rrugën “Ali Demi” në Njësinë Administrative N.r1.

Punimet do të përfshijnë rikonstruksionin e rrugicave e trotuareve të rrugëve që përshkojnë këtë zonë, si dhe rehabilitimin e hapësirave mes lagjes për të krijuar jo vetëm një përmirësim estetik të zonës por edhe për të rritur mundësinë e shfrytëzimit të këtyre hapësirave nga banorët.

Puna ka vijuar me krijimin fillimisht të trotuareve aty ku ato nuk ekzistojnë dhe më pas për të krijuar hapësirat e nevojshme të përbashkëta për banorët.