Një film shqiptar për burrneshat

25

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Prifest 2019, Bujar Alimani regjisori i “Delegacioni” që u shfaq në këtë festival filmi, foli rreth projektit të rradhës. Bëhet fjalë për një film që ka në qendër burrneshat, një fenomen autentik shqiptar.

Duke pasur parasysh se burrneshat gjenden në Shqipërinë e Veriut, kasta e aktorëve do të përbëhet kryesisht nga folës të gegërishtes. Sipas Alimanit, kjo do t’i japë filmit origjinalitet dhe do të përcjellë kulturën e këtij rajoni te shikuesit.

Audicionet ishin të hapura në Shqipëri dhe Kosovë dhe përzgjedhja e aktorëve është bërë tashmë. Çun Lajqi, Astrit Kabashi, Aurita Agushi, Gresa Pallaska, Fatlume Bunjaku, Andi Bajgora, Lum Veseli, Blerta Surroi dhe Alban Ukaj do të aktrojnë përkrah Viktor Zhustit, Lulzim Zeqës, Gëzim Rudit dhe Nik Xhelilajt. Ky i fundit, sipas Alimanit ka një rol kryesor