Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, spanjollët shfaqin interes për Shqipërinë

113

Shqipëria turistike po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, Spanjë.

Dita e dytë e Panairit Ndërkombetar të Turizmit FITUR në Madrid është në vazhdim e sipër dhe deri tani janë realizuar shume takime të frytshme me media e portale të rëndësishme spanjolle kushtuar turizmit, si dhe agjencitë homologe të vendeve të rajonit tonë.

Interesi për Shqipërinë vazhdon të jetë i lartë nga ana e tur operatorëve, investitorëve dhe vizitorëve spanjollë.

Shqipëria po prezantohet nëpërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit me 8 operatorë turistikë që operojnë në tregun spanjoll.

Ky panair është më i madhi që zhvillohet në Gadishullin Iberik me rreth 10190 kompani ekspozuese nga 165 vende/rajone, 140120 pjesëmarrës tregtarë dhe 110860 njerëz nga publiku i gjerë. 

Panair zhvillohet në datat 23-27 janar, dhe është i rëndësishëm pasi ofron mundësi të mira kontaktimi me operatorë, media dhe vizitorë potencialë nga Spanja dhe Portugalia.