Papunësia bie në nivelet më të ulëta të regjistruar ndonjëherë

23

Papunësia në vend ka rënë në nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit. Sipas INSTAT,  në tremujorin e dytë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,1 %.

Niveli i papunësisë u ul me 1,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, dhe është ulur me 1,0 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, raportoi INSTAT.

Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,7 % dhe për gratë 11,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë./Monitor