Përfundon rehabilitimi i pesë kthesave në Qafë Thanë (Fotot)

45

Një tjetër aks i rëndësishëm kombëtar i është nënshtruar ndërhyrjeve rehabilituese, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve si dhe rritjen e elementëve të sigurisë rrugore. Në pesë kthesat në zonën e Qafë Thanës kanë përfunduar punimet rehabilituese, të cilat bën të mundur riasfaltimin, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale si dhe ndërtimin e bordurave.

Tashmë ky segment rrugor është më sigurt për përdoruesit e rrugës dhe specifikisht për periudhën e dimrit  pasi shtrimi i shtresës së fundit asfaltike (tapeti). Mix design-i është përshtatur për kushtet atmosferike të zonës, rezistent ndaj ngricave dhe borës.