Posta Shqiptare, pensionet pranë banesave të të moshuarve dhe gjatë majit

24

Posta Shqiptare njoftoi sot se do të vazhdojë të shpërndaje e pensioneve edhe për muajin maj, në banesat e pensionistëve.

“Do të vijojë me shpërndarjen e pensioneve në adresë të çdo pensionisti edhe për muajin Maj, sipas të dhënave të dërguara në adresat tona të kontaktit. Shpërndarja e pensioneve po realizohet sipas grafikut  të përcaktuar, në bazë të të cilit pensionistët e kanë tërhequr më parë shumën e përfituar”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.

Po ashtu, Posta Shqiptare njofton pensionistët që për çdo paqartësi të komunikojnë me postën nga dita e hënë – e premte, gjatë orarit 08:30-16:30.

“Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procedurën si dhe për rastet, ku për shkaqe objektive mund t’ju ketë kaluar data e dërgimit të pensionit, numrat e  kontaktit të Njësisë së Përqendruar të Asistencës NPA, vijojnë të jenë në dispozicionin tuaj. Mos hezitoni të na kontaktoni, nga dita e hënë – e premte, ora 08:30-16:30. Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush”, njofton Posta Shqiptare.