Rikonstruksion i Pallatit të Sportit në Durrës

3

Në programin “Durrësi një qytet për të gjithë” është parashikuar rikonstruksioni i Pallatit të Sportit ”Ramazan Njala”.

Ky është një investim që i shërben të gjithë sportdashësve.

Të gjithë sportdashësit dhe sportistët profesionistë e qytetit do të kenë në dispozicion ambiente totalisht të rivitalizuara.

Rehabilitimi i Pallatit të Sportit do të përmirësojë kushtet e stërvitjes së sportistëve pjesë e klubit shumësportësh “Teuta”, por edhe të profesionistëve të tjerë që ushtrojnë aktivitetet e tyre në këtë godinë.
/ata.gov.al