Rindërtimi në Vaqarr, familjet e para futen nëpër banesat e reja (FOTO)

265

U dorëzohet blloku i parë rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit, në Vaqarr.

Lagjja e re në Vaqarr për familjet e prekura nga tërmeti, u ndërtua me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare, për infrastrukturën, qendrën komunitare, shkollën e njësinë administrative dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, që ka investuar dhurimet e qytetarëve për familjet e prekura nga tërmeti, në 20 shtëpi të reja.

Nga ana e bashkisë është ndërtuar komplet infrastruktura e kësaj lagjeje.

Lagjes më të re në kryeqytet, që është vetëm 1.5 km larg nga Kombinati, do t’i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e Kombinatit si dhe lehtësira të tjera për fëmijët dhe të rriturit që do të jetojnë aty.