Rriten pagat për mësuesit, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë në shkolla dhe për disa kategori të tjera

76

Prej fillimit të këtij muaji, pagat e të të gjithë punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar do të rriten me 6 %. Vendimi u more sot në mbledhjen e qeverisë.

Nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Përveç sa më sipër, në këtë vendim përfshihet edhe rritja e vlerës së pagesës orare për orët që japin mësuesit mbi normën mësimore të miratuar me dispozitë, mesatarisht 10 %.