Shqiptarja, Lela Prodani, ndër 30 gratë më të suksesshme në industrinë e financave në Amerikë

451

lela-prodani

Një shqiptare nga Durrësi me profesion analiste investimesh, është shpallur në listën e 30 grave më të suksesshme në fushën e investimeve institucionale në Amerikë.

Bëhet fjalë për Lela Prodanin, analiste investimesh në Mercy Health në St. Louis, karriera e së cilës është ngritur në majat e saj më të larta në një hark kohor shumë të shkurtër.

“Trusted Insight”, rrjeti më i madh në botë i investitorëve institucionalë, e ka renditur durrsaken Prodani, në top 30-shen e grave në ngritjen e shkallëve të karrierës në industrinë gjigante të financave.

Burimi: durreslajm.com