“The U.S. Sun”: Shqipëria një vend mahnitës dhe destinacioni më interesant i Europës

2
Sunshade umbrellas and deckchairs on the beautiful Ksamil beach, Albania.

Edhe pse Shqipëria nuk është një destinacion shumë i njohur turistik në mesin e britanikëve, Riviera Shqiptare u ka lënë përshtypje pozitive turistëve që e vizituan këtë verë, sipas një artikulli të gazetares, Hope Brotherton të botuar në “The U.S. Sun”.

Plazhet e saj të bukura dhe çmimet e lira që ofrohen e kanë bërë atë një vend atraktiv dhe një destinacion për mijëra pushues nga e gjithë bota.

Një grup vajzash britanike përmes videove në rrjetet sociale kanë reklamuar bregdetin e paeksploruar të Evropës, i cili sipas tyre ofron pije të lira dhe madje shezllone falas.

Ato kanë postuar në rrjetin social Tik-Tok aventurën e udhëtimit mahnitës duke u surprizuar me bukuritë e Ksamilit dhe Rivierës Shqiptare.

Në mbishkrimin sipër videos shkruhej: “Ishim në një udhëtim në një resort plazhi në Shqipëri. Kemi shpenzuar 12 dollarë (9,50 £) për një shishe me vere të zonës të cilën e kemi shijuar gjatë relaksit në ujërat më të kthjellta të para ndonjëherë”.

“U relaksuam deri në perëndim të diellit dhe shijuam një drekë autentike mesdhetare për vetëm 10 dollarë (7,90 £)”, shkruajnë turistet britanike.

“Kudo që ecëm hasëm njerëz shumë miqësorë”, shkruajnë ato.

Videoja pati 600,000 shikime në platformën e medias sociale, ndërsa përdoruesit lanë komente të shumta.

Një lexues komentoi: “Kjo ka qenë përvoja ime shqiptare! Është absolutisht e nënvlerësuar, por shpresoj që të mbetet kështu”.

Një tjetër lexues shtoi: “Sapo e shtova këtë në listën time të dëshirave”, ndërsa një i tretë shkroi: “Jam shumë i interesuar të vizitoj Shqipërinë”.

/ata.gov.al