Tiranë, dy lagje të reja në Njësinë 5 me rrjet të ri ujësjellësi

76

Dy lagje të tjera në Njësinë nr.5 në kryeqytet kanë një furnizim më të mirë dhe më cilësor me uji. UKT ka zbatuar dy investime të veçanta ku është zëvendësuar rrjeti I vjetër dhe i amortizuar me një rrjet krejtësisht të ri.

Investimi i parë u krye në rrugën “Medar Shtylla”, ku grupet e punës së UKT-së bën të mundur zëvendësimin e gjithë rrjetit me tubacione të reja dhe material bashkëkohore që garantojnë një furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit që mbërrin në shtëpitë apo bizneset e ndryshme.

Gjithashtu UKT nxori tërësisht nga funksioni rrjetin e vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në  rrugën “Jusuf Vrioni” duke e zëvendësuar me një rrjet të ri. Të dyja investimet do të reduktojnë humbjet në rrjet dhe do të sjellin një shërbim shumë herë më të mirë për banorët e këtyre dy lagjeve në Njësinë nr.5.