Tjetër gjest solidariteti! Nisen drejt Italisë edhe 60 infermierë shqiptarë

19

Tjetër gjest solidariteti! 60 infermierë nga Shqipëria janë nisur ditën e sotme drejt Italisë për të asistuar me kolegët e tyre italianë në spitalet ku ndodhen të shtruarit me Covid-19.

Grupi i infermierëve shqiptarë do të shpërndahen në spitale të ndryshme ku ka më tepër nevojë për ndihmë.

Kujtojmë se disa javë më parë, një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh prej 30 vetash u nisën drejt Breshias për t’u ardhur në ndihmë kolegëve në përballjen me të sëmurë.