Xiaomi 13 Ultra nuk kursen asgjë për kamerat dhe fotografinë

0

Xiaomi prezantoi më 18 Prill një variant të ri Ultra të Xiaomi 13 dhe nuk ka një por katër kamera 50-megapiksel dhe një kreshtë substancialisht më të madhe të sistemit të kamerave të pasme.

Xiaomi 13 Ultra do të dalë në shitje në Kinë këtë muaj dhe eventualisht të mbërrijë edhe në tregjet ndërkombëtare tha CEO dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Lei Jun.

Njëlloj si Xiaomi 13 Pro, 13 Ultra përdor sensorin masiv 1-inç për kamerën kryesor. Por versioni i ri hapja e sensorit të kamerës parësore është e ndryshueshme nga f/1.9 deri në f/4.0. kështu fotografët do të kenë më tepër kontroll mbi fotografinë e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për thellësinë e fushës të fotografive të tyre.

Xiaomi nuk është kompania e parë që lançon një smartfon me hapje të ndryshueshme. Samsung Galaxy S9 kishte një harduer të tillë duke ofruar hapjes f/1.5 dhe f/2.4 për kamerën parësor.

Implementimi i Samsung ishte paksa problematik dhe në gjeneratat që pasuan u tërhoq.

Edhe pse Xiaomi 13 Ultra përdor një sensor masiv për kamerën kryesor, tre kamerat e tjera sekondare kanë rezolucion ende 50-megapiksel. Këto tre kamera sekondare janë një telefoto 3.2x me gjatësi fokale prej 75mm, një telefoto 5x me gjatësi fokale prej 120mm dhe një me kënd super të gjerë me gjatësi fokale prej 12mm.

Krahas smartfonit Xiaomi shet edhe një aksesor prej 145 dollarësh që e bën më të lehtë mbajtjen e smartfoni horizontalisht dhe përfshin një buton shkrepje dhe një zmadhimi duke të dhënë ndjesinë e një kamere të specializuar.

Përtej kamerave Xiaomi 13 Ultra ka ekran OLED 6.73-inç 1440 120Hz dhe ndriçim maksimal prej 2600 nits. Fuqizohet nga Snapdragon 8 Gen 2 që gjendet edhe tek Xiaomi 13 dhe 13 Pro dhe vjen me 12 ose 16GB RAM dhe 256GB dhe 1TB memorie.

Bateria prej 5,000 mAh mund të karikohet me 90W me kabëll dhe 50W me wireless. Certifikimi IP68 siguron mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit.

Në Kinë Xiaomi 13 Ultra do të shitet duke filluar nga 873 dollarë për 12GB RAM dhe 256GB memorie në 945 dollarë për 16GB RAM dhe 512GB memorie dhe 1062 dollarë për 1GB RAM dhe 1TB memorie.

/pcworld.al