Zhvillohet maratona e shahut në Bibliotekën e Kryeministrisë

0

Qendra për Hapje e Dialog (COD) në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Shahut (FSHSH) zhvilloi workshop-in e parë të maratonës së shahut në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë.

Vajza dhe djem të grupmoshave 7-15 vjeç u prezantuan fillimisht me tabelën e shahut, gurët dhe simbolikën e tyre në fushë.

Pjesëmarrësit mësuan mbi pikët dhe simbolet e pjesëve, dhe më pas me ndjekjen e strategjisë së duhur që e bën një lojtar të mirë të fitojë.

Kjo maratonë do të vijojë me workshop-in e dytë dhe të fundit, i cili do të shënojë dhe fillimin e garave në muajin shkurt.

/ata.gov.al