Nis sot shkolla, 32 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

144
Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen Misto Mame, ne Tirane.

480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar nisen sot vitin e ri shkollor.

Janë 32 mijë fëmijë të klasave të para që sot do të dëgjojnë për herë të parë zilen e shkollës.

Në sistemin fillor, këtë vit aplikohet për herë të parë shpërndarja e librave falas.

Ndërkohë, një rregull i ri është ndalimi i celularëve për nxënësit.

Për ciklin universitar mësimi starton në muajin Tetor.

Stafi i PO.al ju uron të gjithë nxënësve rrugëtim të mbarë në udhën e dijes.