Universitetet, sot nis aplikimi

308

Sot nis aplikimi i maturanteve me notë mesatare mbi 6 në portalin e Maturës Shtetërore matura.qsha.gov.al,  për të ndjekur studimet e larta dhe zgjat vetëm 8 ditë.

Me 29 gusht nis shpallja e fituesve dhe regjistrimi i tyre në universitete, proces i cili duhet të kryhet brenda 48 orëve.

Por ndryshe nga një vit më pare  fituesi mund të çregjistrohet nëse heq dorë nga zgjedhja e tij e parë.

Raundi i parë do të zgjasë 14 ditë dhe ka 7 minifaza 48 orëshe. Ndërsa raundi i dytë fillon në 15 shtator kur maturanti mund të riaplikojë duke zgjedhur edhe programe të tjera të ndryshme nga raundi i parë.

Në këtë raund mund të aplikojnë ata që kanë marrë provimet e maturës në vjeshtë, apo ata të cilët kanë mbaruar maturën në një vend jashtë Shqipërisë dhe nga data 1 tetor deri më 14 të gjithë maturantët që janë shpallur fitues mund të regjistrohen. Këtë radhë viza e kuqe e fituesve do të zhvendoset në kohë reale sapo të lirohet vendi bosh.

Burimi: Top Channel