13-vjeçari shqiptar që po bën bujë në mediat austriake

81

Televizioni austriak ORF 2 ka realizuar një reportazh me talentin shqiptar Erion Hoti.

Vetëm 13-vjeçar, këngët e tij kanë mbi 30,000 klikime në Youtube. Adoleshenti shqiptar nga Vjena e Austrisë, Erion Hoti, tashmë është një yll i vogël në internet.

Që në moshën 3-vjeçare ai ka zbuluar pasionin e tij për këndim. Tani, dhjetë vjet më vonë, Erion Hoti po i befason të gjithë. Vetëm në Instagram atë e ndjekin afro 10 mijë fansa.

Për adhuruesit e tij, Erioni këndon shqip, gjermanisht dhe anglisht. I riu flet rrjedhshëm në tri gjuhë – shqip, gjermanisht dhe maqedonisht.

Ai di të luajë me kitarë dhe prej gushtit të vitit të kaluar, edhe me piano. Pasioni i tij më i madh është këndimi.

Këngët e tij më të dëgjuara janë, shqip: “Në trojet e Shqipërisë”  dhe kënga anglisht: “Peace & Love”.