16 vjeçari shqiptar kampion për herë të tretë në Gjermani

12

Është mbajtur këtë fundjavë gara për kampion të Gjermanisë në disiplinën e “Breakdance dhe Hip Hop” në Spraitbach të Landin Baden-Würtermberg, ku është shpallur kampion në kategorinë junior 16 vjecari shqiptar Plarent Kiçmari.

Gara është organizuar nga shoqata sportive “TAF-Germany”, ku kanë marrë pjesë rreth 150 kërcimtarë nga Gjermania dhe 100 të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Gara është mbajtur në përputhshmëri me rregullat anti-Covid-19.

Në kategorinë junior 2 për moshat 15 dhe 16 vjeçare, Plarent Kiçmari, djaloshi 16 vjeçar me prejardhje nga Kosova, arriti që përsëri të shpallet kampion i breakdance në Gjermani, kështu duke e mbrojtur titullin e kampionit për të tretin vit radhazi.

Për Plarentin që tanimë njihet si kampion i Gjermanisë, kanë raportuar edhe shumë gazeta regjionale në NRW dhe Baden-Wurttemberg.

Po ashtu Kiçmari është edhe kandidat potencial për të përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike