6 barriera që duhen kaluar për të pasur sukses

213

Shumë kush nga ne mund të ketë pësuar një rënie në karrierën e tij. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup dhe po përballeni me vështirësi të shumta për të dalë nga një gjendje e tillë, atëherë duhet ta shikoni probelmin fillimisht tek vetja juaj, sepse mbase jeni pikërisht ju ai që nuk po e lejoni veten të dalë nga kjo gjendje. Shumë nga ne kanë zakone apo sjellje të cilat ndikojnë në përkeqësimin e karrierës sonë, duke mos lejuar zhvillimin e saj të mëtejshëm. Hapi i parë dhe më i rëndësishmi në këtë drejtim është që t’i pranoni ato dhe më pas të mundoheni për t’i tejkaluar. Ja se cilat janë 6 prej barrierave që ndikojnë negativisht në suksesin tuaj:

1- Nuk keni njohuritë fillestare

Nëse ju nuk e nisni çdo gjë që nga hapat e parë, atëherë të jeni të sigurtë që themelet e asaj që ju po krijoni nuk do të jenë shumë të forta dhe do ta keni shumë të lehtë të mposhteni nga konkurrenca. Nuk është turp të hapni libra edhe nëse ju tashmë e keni krijuar biznesin tuaj dhe të rifreskoni njohuritë apo të merrni ato njohuri që nuk i dini. Prandaj nuk ka rëndësi nëse ju jeni bukëpjekës, menaxher apo investitor. E rëndësishme është që ju të siguroheni që të krijoni bazat të forta të njohurive tuaja, të cilat padyshim që do t’i japin frytet e tyre gjatë rrugëtimit drejt suksesit.

2- Objektiva jo të qartë

Të pasurit e objektivave sa më të qarta është një prej hapave kryesore në rrugën drejt suksesit. Ndërsa nëse ju nuk do t’i keni të qarta objektivat, atëherë ju do të vuani nga një mungesë e lartë motivimi. Nëse ju i keni të qarta objktivat tuaj dhe përpiqeni shumë për t’i arritur ato, atëherë edhe motivimi është një faktor nxitës në këtë drejtim dhe pastaj dëshira për të pasur rezultateve sa më të mira, ndikon në rritjen dhe përmirësimin e performancës.

3- I druheni kritikave

Sipas Aristotelit ka vetëm një mënyrë për të shmangur kritikat: mos bëni asgjë, mos thoni asgjë dhe përpiquni të jeni askushi. Por një gjë e tillë është shumë e vështirë për t’u përmbushur. Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve që keni shumë frikë nga kritikat, atëherë jeni pikërisht ju shkaktari i krijimi të pengesave në rrugën tuaj drejt suksesit. Përpiquni që mos t’i lini mendimet e të tjerëve të kenë ndikim tek ju. Nëse jeni të sigurtë se keni të drejtë dhe jeni të bindur në atë çka po bëni, mos u ndalni vetëm për hir të kritikave të të tjerëve.

4- I vetëm nuk mund të shkoni larg

Bill Gates, Bob Dylan, Oprah Ëinfrey. Cila është e përbashkëta e tre personazheve të mësipërm? Suksesi dhe të pasurit të një mentori në rrugëtimin e tyre. Shumë njerëz vuajnë pasojat e idesë së i suksesshëm mund të bëhesh vetëm duke ecur vetëm.Por ky është gabimi i tyre më i madh.

5- Menaxhim i keq i kohës

Padyshim që nëse doni të jeni të suksesshëm, atëherë ju duhet t’i kushtoni biznesit tuaj një pjesë të madhe të kohës suaj, sidomos nëse jeni në fillimet e tij. Menaxhimi i keq i kohësh është një ndër faktorët me negativë në rrugëtimin drejt suksesit.

6- Proçesi i të mësuarit nuk përfundon kurrë

Njerëzit e suksesshëm nuk rreshtin kurrë së mësuari, ky është një proçes që i shoqëron ata thuasje gjatë gjithë jetës së tyre. Doni që edhe ju të jeni një prej tyre? Nëse mendoni se ju dini gjithçka dhe nuk keni më se çfarë të mësoni atëherë ju do ta lini biznesin tuaj në fazën që është dhe nuk do ta zhvilloni atë më tej.

Shprehja e Malcom X është ajo që e mbyll mësë miri këtë pikë: “Edukimi është pashaporta drejt së ardhmes, për një të ardhme që i takon atyre që përgatiten në të tashmen”.