Banorët e qarkut të Durrësit tashmë me shërbim më të shpejt të urgjencës mjekësore

243

amb

Banorët e qarkut të Durrësit do të përfitojnë tashmë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore. Me riorganizimin e këtij shërbimi, duke filluar nga java e ardhshme, banorët e këtij qarku do të shërbehen njëherësh nga 9 autoambulanca, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment, duke siguruar gjithashtu, një mbulim më cilësor dhe më efikas të territorit. Autoambulancat do të jenë të stacionuara, përveç Durrësit, për herë të parë edhe në Shijak, në Sukth, në zonën e Gjirit të Lalzit, në Krujë, Fushë-Krujë, Cudhi dhe Ishëm. Kështu, i gjithë territori i qarkut është i ndarë në bazë edhe të rrjetit rrugor me zona dhe me rrathë për të siguruar mbulim më të plotë dhe më efikas të territorit.