Benz-i apo Volkswagen? Ja cila është makina preferuar e shqiptarëve

6

Sa u përket automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri, Mercedes Benz vijon të jetë mbizotërues. Sipas të dhënave të tjera të NSTAT, që i referohen fundit të vitit 2021, ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2%), e ndjekur nga “Volkswagen” (17,5%) dhe “Daimler Chrysler” (10,9%).

Por, preferenca vitet e fundit duket se ka kaluar te mjetet më ekonomike. Sipas të dhënave të DPSHTRR, për 10 mujorin 2022, rreth 23% e automjeteve të regjistruara në vend ishin të markës Volkswagen. Benz Mercedez ka kaluar në vend të dytë, me 17%, e ndjekur nga Audi me 9.4%, Ford me 7.4% dhe Toyota me 7.3%.

Vijojnë të mbizotërojnë automjetet e vjetra, ku 52% e makinave të regjistruara rishtazi në 10 mujorin 2022 janë të vitit të prodhimit midis 2005 dhe 2009.