Ekonomia ecuri pozitive, të ardhurat rritje me 51 miliardë lekë

0

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 9-mujorit të këtij viti rezultojnë 477.25 miliardë lekë.

Ekonomia po vijon ecurinë pozitive dhe se të ardhurat janë 51 miliardë lekë më të larta, krahasuar me 9-mujorin e vitit 2022.

Ekonomia vijon ecurinë pozitive. Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë, ose 101.5 % e planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 51 miliardë lekë, ose 12 % më shumë.

Raporti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit paraprakë tregon se të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë, 11 miliardë lekë, ose 32.4 % më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë, ose 26.5 % më shumë se plani i 9-mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Sipas raportit, shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë lekë, me një realizim në 92.2 % të planit të së njëjtës periudhë.

Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.8 % më të larta ose rreth 15.7 miliardë lekë më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 9-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë, nga rreth 8.5 miliardë lekë suficit i planifikuar.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë lekë.

/ata.gov.al