Festat/ Qeveria miraton shpërblimin për pensionistët, ja sa lekë përfitojnë

239

Të gjithë pensionistët në vend do të përfitojnë shpërblim në fund të vitit. Qeveria përmes një akti normativ ka ndryshuar buxhetin vitit 2021 dhe ka parashikuar një fond prej 3.5 miliardë lekë që do të shkojnë për të moshuarit me rastin e fetave të fundvitit.

Bëhet me dije se shuma që do të shkojë për çdo pensionist do të jetë e njëjtë me atë të viteve të shkuara.

Për të gjitha kategoritë do të ketë 5 mijë lekë të rinj ose 50 mijë lekë të vjetra bonus.