Fjalëkalimeve po u vjen fundi?

57

Instituti i Teknologjisë i Massachusetts në Boston thote se fjalekalimeve po u vjen fundi

Ne i kemi përdorur për më shumë se 20 vjet, kemi dhjetëra apo edhe qindra prej tyre, pak a shumë komplekse, që mbrojnë jetën tonë në internet. Ne i besojmë fjalëkalimet për të hyrë në smartfonin tonë, fotografitë, rrjetet sociale, llogaritë rrjedhëse.

Por ekzistenca e tyre së shpejti mund të sfidohet nga forma të reja, më të sigurta dhe praktike, që janë sistemet e njohjes biometrike si; shenjat e gishtërinjve, ose skanimet e syve, link, push notification, kodet e vërtetimit nëpërmjet sms. Harrimi i fjalëkalimit tuaj mund të mos jetë më problem.