Fluturimet, ku ikin shqiptarët? Ja 5 destinacionet e preferuara

31

Numri i destinacioneve nga/për Tiranë është rritur, duke shtuar në 59 vitin që lamë pas, nga 52 në vitin 2018 dhe 45 në vitin 2017.

10 destinacione më popullore nga/për TIA janë 5 qytete italiane, si edhe Stambolli, Londra, Frankfurti dhe Athina. Milano vijon të mbetet destinacioni kryesor nga/për TIA, i cili shërbehet nga dy aeroportet e tij Malpensa dhe Bergamo.

Në këtë linjë përgjatë 2019 operuan plot 5 operatorë nga Air Albania, Albawings, Blue Panorama, Fly Ernest dhe së fundmi kompania me kosto të ulët EasyJet. Me largimin nga tregu të kompanisë Fly Ernest, kompania me kosto të ulët ËizzAir lajmëroi fillimin e fluturimeve për/nga 5 destinacione midis Italisë dhe TIAs.

Referuar Autoritetit të Aviacionit Civil, Roma si destinacion duket se po vjen drejt konsolidimit në nivelin 300-350 mijë pasagjerë në vit nga/për TIA. Gjithashtu destinacioni i Stambollit është i konsoliduar në nivelin e 250 mijë pasagjerëve në vit.

Destinacioni Viena duket një tjetër destinacion i konsoliduar tek 200 mijë pasagjerë në vit, por futja e kompanisë WizzAir në Nëntor 2018 në këtë treg, pritet të rrisë ndjeshëm numrin e pasagjerëve midis dy vendeve.

Për t’u rikthyer tek destinacionet italiane, ndërkohë që Verona duket se do të konsolidohet tek niveli i 150 mijë pasagjerëve, destinacionet Pisa dhe Bologna duken me interes tek shohim trendin e rritjes me përkatësisht 15 dhe 25 mijë pasagjerë, rritje në vit për dy vitet e fundit.