FOTO/ ‘Ballkoni i Beratit’, atraksion turistik pas rikonstruksionit të rrugës

47

Droboniku, i cilësuar si ballkoni i Beratit, tashmë është një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët vendas e të huaj.
Në këtë fshat vijon puna për ndërtimin e rrugës, ku po kryhet një investim rreth 40 000 000 lekë.

Rruga e Drobonikut është një investim infrastrukturor, i cili do të përmirësojë jetën e banorëve dhe do të hapë mundësinë për një model të ri zhvillimi për turizmin e qytetit.

Ballkoni i Beratit do të jetë shumë shpejt një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët vendas e të huaj.