FOTO / Kampus i ri arsimor në Fushë Kuqe të Kurbinit

0

Një kampus i ri arsimor do të ndërtohet në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Sot u ndanë në rrjetet sociale foto nga ky projekt, ku janë gati për të nisur punimet për gjimnazin “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollën 9-vjeçare “Nik Tomë Prela”.

Kampusi i ri arsimor vjen si një investim 100% i qeverisë shqiptare dhe parashikon punime për rikonstruksionin total të gjimnazit “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollës 9 vjeçare “Nik Tomë Prela”.

Falë programit të Rindërtimit, në Kurbin janë rindërtuar me kushte e standarde bashkëkohore një sërë objektesh arsimore, të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.

ata.gov.al