FOTO/ Tiranë, palestër e re bashkëkohore në shkollën e Mesme të Bashkuar në Farkë

42

Për herë të parë, nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të Mesme të Bashkuar në Farkë do të kenë mundësinë e ushtrimit të sporteve të ndryshme në një palestër të re.

Kjo godinë e re është e pajisur me tualete, dhoma zhveshjeje dhe mund të përdoret edhe nga ekipi profesionist i volejbollit, “Farka Volley”.

Shkolla e Mesme e Bashkuar ndodhet në Tiranë, Njësia Farkë. Objekti në zhvillim është shkollë 9-vjeçare dhe e mesme, e cila shtohet me një palestër në territorin e saj. Kjo palestër do të shërbejë për nxënësit e shkollës, si dhe për ekipin e volejbollit të Farkës.