FOTOT/ Festa e qershive! Berati, destinacion i fundjavës

22

Zona e Beratit konsiderohet si një nga më të mëdhatë në vend për prodhimin e qershive.

Qytetarët e Beratit festuan dje “Festën e qershisë” me aktivitete të ndryshme, duke promovuar këtë produkt që konkurron në tregjet e vendit, por edhe jashtë tij.

Berati duket sikur po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e munguar, falë investimeve në vepra publike që e transformuar qytetin në një model zhvillimi ekonomiko-social. Por edhe rijetësimi i bujtinave dhe nxitjes së prodhimeve tradicionale karakteristike të zonës, që mbajnë markën “Made in Berat”.

Një nga qytetet më të rekomanduar nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare turistike, Berati është krenaria e arkitekturës shqiptare. Qyteti ndërthur në mënyrë harmonike kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore piktoreske, që tërheqin vizitorin në çdo stinë të vitit.

Vetëm 90 minuta larg nga Tirana, një fundjavë në Berat do t’ju ofroj; ushqim të shijshëm, akomodim të lirë, mikpritje dhe histori. Kthehuni të frymëzuar dhe me energji të reja pasi të keni vizituar këto vende në qytetin e 1000 dritareve.