Mbillen rreth 1500 pisha dhe pastrohen 1 ton mbetje në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta

15

Rreth 1500 pisha të reja u mbollën fundjavën që lamë pas në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.

Vullnetarë nga Tirana, Berati, Elbasani, Peja, Gjakova e Ferizaj i janë bashkuar Administratës rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier për pastrimin e mbi 1 ton mbetje dhe mbjelljen e 1,500 pishave në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.

Në zonat e mbrojtura në vend vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja. Këto zona janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.