FOTOT/ Nuk është film, policia në Angli mund të fluturojë

34

Policia mund të fillojë të përdorë “jet suit” me 1000 kuaj fuqi, për të fluturuar nëpër ajër. Ky është projekti futuristik që qendra kërkimore e Porton Down në Angli po kërkon të aplikojë në vitet në vijim.

Zyrtarë të lartë të policisë dhe qeverisë kanë nisur t’i shohin këto “kostume fluturuese” si një zhvillim teknologjik dhe shkencor që mund të ndihmojë në luftimin e krimit dhe terrorizmit.