”Gatuaj një pjatë më shumë” tregoi anën solidare të qytetarëve të Tiranës

334

Aktivistët e Ecovolis ja dolën me sukses, për të dytin vit radhazi, të shtronin një dreke për të gjithë njerëzit në nevojë. Mbi 500 përsona, të komuniteteve të ndryshme, kishin mundësi të shijonin dreken e Krishtlindjes në sheshin para Pallatit të Kongreseve, të shoqëruar me njëri-tjetrin dhe në atmosferë festive. Për fëmijët kishte edhe dhurata. Përpos idesë dhe organizmit dhe shërbimit nga aktivistët e Ecovolis, kanë qytetarët e Tiranës të cilët kanë siguruar këtë vakt për njerëzit në nevojë.