Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë

17

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

Lajmi bëhet i ditur nga Tirana International Airport, ku theksohet se as testi, as vaksina nuk janë të detyrueshme për udhëtim.

“As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun https://www.spth.gob.es/create (individ) https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje). Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjetër PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar COVID-19”, njofton Tirana International Airport.