INSTAT: Netëqëndrimet e turistëve të huaj, 56% më shumë në gusht

1

Muaji gusht ka shënuar një tjetër ecuri pozitive të sektorin e turizmit përsa i takon numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimit të tyre në sturkturat turistike.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 64,4 %, në krahasim me gusht 2022, ku ai i rezidentëve u rrit me 65.6% dhe i jo-rezidentëve me 63,7 %.

Në të njëjtën linjë kanë ecur dhe netëqëndrimet në strukturat akomoduese. Numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 %, në krahasim me gusht 2022, ku numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 64,5 %; dhe nga jorezident është rritur me 55,7 %.

INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit Gusht 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 64,4 %, krahasuar me Gusht 2022. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2 herë. Sipas INSTAT, në rajonin e veriut përfshihen Dibra; Durrësi; Kukësi; Lezha; Shkodra, ku efektin kryesor duket se e kanë dhënë zonat e Durrësit, Shëngjinit e Velipojës.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 77,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,2 %.

Edhe për netëqëndrimet kryeson rajoni i veriut.

Sipas INSTAT, gjatë muajit gusht 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 % në krahasim me muajin gusht 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 91,2 %.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,7 %.

Gjithashtu INSTAT bën të ditur se, numri i netëqëndrimeve të të huajve ishte pak mbi 1 milionë në gusht, pjesa më e madhe e të cilëve (40 %) ishin në rajonin e veriut, që shënoi dhe rritjen më të madhe me 92%, në 410 mijë netëqëndrime.

I dyti renditet rajoni i qendrës (Elbasan; Tiranë), me 30 % të totalit, ose 308 mijë netëqëndrime.

Në krahasim me gushtin e një viti më parë, rritja është 37 %.

Në vend të tretë renditet rajoni i Jugu (Berat; Fier; Gjirokastër; Korçë; Vlorë), me 29 % të totalit. Gjithsej u shënuan 295 netëqëndrime me një rritje prej gati 40 %.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55,3 %, kundrejt 44,3 % që ishte në muajin Gusht 2022.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 64,9 %, kundrejt 45,8 % që ishte në muajin Gusht 2022.

/ata.gov.al