Lidhja me Parkun Shebenik-Jabllanicë, drejt përfundimit rruga Rrajcë-Sutaj

44

Me financim të Qeverisë Shqiptare është drejt përmbylljes një tjetër proces transformimi infrastrukturor, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Asfaltimi i Rrajcë-Sutaj vjen si një mundësi për zonën dhe nxitjen e iniciativave agroturistike.

Lidhja me Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë bën që kjo rrugë të ketë një qarkullim të konsiderueshëm dhe të kthehet në një burim mirëqënie për banorët.

Aksesi nga qendra e Komunës, për në Sutaj sjell më afër banorët drejt shërbimeve administrative. Dhe jo vetëm. Kjo zonë është e pasur në resurse turistike dhe produkte bio të cilat më së miri mund të prezantohen dhe në bujtina.