Mbështetja nga IPARD, ferma me mandarina në Konispol, furnizon tregun vendas dhe të huaj

3

Incentivat e mbështetjes së qeverisë dhe puna mbresëlënëse e fermerëve në pemëtoret me agrume në skajin jugor të vendit, ka bërë që këto produkte të zënë një vend të rëndësishëm në tregjet e BE-së.

Ervis Pashaj në Konispol, Sarandë, është një ndër fermerët kultivues të mandarinës në vend.

Ai është mbështetur nga AZHBR, përmes programit IPARD II, për pajisjen e pemëtores me rrjeta antibreshër si edhe zhvillimin e mekanikës bujqësore.

Me një sipërfaqe prej 1.8 Ha, Ervisi arrin një prodhim prej 150 ton mandarina në vit, destinuar kryesisht për tregun e jashtëm.

Shqipëria është një ndër prodhueset kryesore të agrumeve në rajon, ku prodhimi ka ardhur duke u rritur nga njëri vit në tjetrin.

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, për vitin 2022 prodhimi arriti në 55.118 ton, ku niveli më i lartë u shënua në qarkun e Vlorës, me 65% të të totalit të prodhimit, dominuar nga mandarina.

/ata.gov.al