Media gjermane SAT 1: Shqipëria të fal ndjesinë e Karaibeve dhe peizazhe të mrekullueshme malore

3

Media gjermane SAT 1 i ka kushtuar një reportazh turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.

SAT 1 i prezanton publikut gjerman vendin tonë, si destinacionin ‘në modë’ për pushimet e verës, që të fal ndjesinë e Karaibeve dhe peizazhe të mrekullueshme malore.

“Mund të zbuloni vendin e pushimeve të ëndrrave në Shqipëri”, thuhet në dokumentarin e Matthias Killing, përmes një udhëtimi që nga ishujt e Ksamilit e deri tek Ujërat Termale të Bënjës në Përmet.

/ata.gov.al