Në Pogradec mundësohen 7 plazhe publike

3
default

Në qytetet bregdetare të vendit janë mundësuar plazhe publike.

Në Pogradec janë mundësuar 7 plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.

Edhe në Sarandë, është krijuar një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare përsa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.

Sezoni turistik veror ka nisur me shifra të larta dhe parashikimet janë për një verë të mbarë, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej kohësh për infrastrukturën dhe pastërtinë.

/ata.gov.al