Miratohen 9500 pagat e para bizneset e mbyllura, deri në fundjavë kalojnë mbi 60 mijë

143

Janë miratuar 9 500 “pagat e para të luftës” për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe që nuk punojnë dot për shkak të koronavirusit.

Qeveria deklaroi se “deri në fund të javës do të kalojnë 60 442 paga lufte”.

“Aplikimet bëhen në faqen online tek Drejtoria e Tatimeve, ku më pas bëhen verifikimet,  miratimet dhe lëvrimi. Të gjitha kategoritë e tjera që kemi thënë do t’i fusim në kategoritë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës, pas datës 15 prill”.