Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

97

1- 8 strategji që punonjësit më të mirë të mos largohen kurrë nga kompania juaj

Të shumtë janë artikujt që flasin për strategji të cilat ndikojnë në rekrutimin e punonjësve më të mirë, por të paktë janë ata që flasin për strategji të cilat do të ndikon që disa prej këtyre punonjësve më të mirë të mos largohen nga kompania juaj pasi janë rekrutuar… më shumë

2- Librat elektronikë do të përjashtohen nga TVSH-ja

Qeveria po sheh mundësinë e një ndryshimi në ligjin “Për librin në Republikën e Shqipërisë” që përfshin përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të atyre që sot njihen si e-librat, apo libra që lexohen në platforma elektronike… më shumë

3- FOTO/ “Shota” në Zvicer, shkolla që promovon traditën shqiptare dhe vallet

Dëshira dhe pasioni për vallen shqiptare e sidomos dëshira për ruajtjen e kësaj trashëgimie në vend të huaj çuan në krijimin e shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota“ në Zvicër, në vitin 1993… më shumë

 

4- Inva Mula, koncert në Koper në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare”

Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi. Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin… më shumë

 

5- ”Gjergj Kastrioti”, 60 piktorë prezantojnë punimet për heroin kombëtar

Më shumë se 60 telajo, nga Kosova, muzeu i Krujës dhe studiot e artistëve shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën, kanë mbërritur në Tiranë. Në Muzeun Historik Kombëtar dyert për Skënderbeun dhe Krujën janë hapur… më shumë

 

6- Festat e nëntorit, restaururohet shtëpia e Marigosë së flamurit

Në shtëpinë e patriotes Marigo Posio, e cila qëndisi shqiponjën në flamurin që u ngrit në Vlorë nga Ismail Qemali vijojnë punimet restauruese në kuadër të projektit të restaurimit të qendrës historike të qytetit bregdetar… më shumë

 

7- “Blej Shqip” për nder të Ditës së Flamurit, hapet panairi për festat e nëntorit

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizuan për të pestin vit me radhë panairin tradicional “Blej Shqip” për nder të Ditës së Flamurit… më shumë

 

8- Polakët dhurojnë 110 mijë euro për të prekurit nga përmbytjet në Shqipëri

Ndoshta nuk përmendet prej modestisë, por Caritas-i polak është një nga strukturat më afër me problematikat shqiptare. Dhe, nuk është habi që kohët e fundit  Caritas-i polak  (Caritas Poland)ka destinuar 110.000 Euro… më shumë

 

9- Me plis në mes të Anglisë, kickbokseri nga Mirdita shpallet kampion bote

Një kickbokser shqiptar i arteve marciale MMA është shpallur kampion bote në këtë kategori. Ndue Lleshi nga Mirdita ka arritur ta marrë këtë titull në ndeshjen e zhvilluar në Birmingham, Angli… më shumë