600 motoristë nga e gjithë bota në “Korça Moto Festival”

0

600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival”.

600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival” duke krijuar një super atmosferë, të gërshetuar jashtëzakonisht mirë edhe me mikpritjen e traditën e mirënjohur korçare.

Ky aktivitet u organizua për herë të 5-të duke sjellë motoristë të shumtë që u mblodhën në sheshin para katedrales dhe zhvilluan një paradë përqark qytetit.

Të shumtë ishin dhe qytetarët e Korçës apo turistët që u bënë pjesë e festivalit për të shijuar spektaklin që ata ofruan.

/ata.gov.al