Pse duhet të qeshësh në punë?

45

Seri të shumta studimesh tregojnë ndikimin pozitiv që humori mund të ketë në një zyrë pune. “Sipas hulumtimeve nga institucionet serioze si Wharton, MIT dhe Shkolla e Biznesit në Londër, çdo buzëqeshje ose shaka e bërë sjell me vete një mori përfitimesh biznesi,” shkruan Alison Beard në artikullin e HBR, “Të drejtosh me Humor”. “E qeshura lehtëson stresin dhe mërzinë, rrit angazhimin dhe mirëqenien, dhe nxit jo vetëm kreativitetin dhe bashkëpunimin, por edhe saktësinë analitike dhe produktivitetin.” Profesori i Shkollës së Biznesit në Harvard, Alison Wood Brooks gjithashtu ka zbuluar se të bërit humor e shaka në punë mund t’i bëjë njerëzit të duken më kompetent.

“Kur filloni të qeshni, jo vetëm që lehtësoni ngarkesën tuaj mendore por pësoni edhe ndryshime fizike në trupin tuaj,” shpjegon Klinika Mayo. Kështu ju rrisni furnizimin e trupit me “ajër të pasur me oksigjen”, duke rritur çlirimin e endorfinës nga truri juaj. E qeshura gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë relaksimin e muskujve, të dyja mund të ndihmojnë në uljen e disa prej simptomave fizike të stresit.

Duke pasur parasysh të gjithë hulumtimet që tregojnë se stresi më i ulët është në dobi të punonjësve dhe zvogëlon abstenimin, liria për të qeshur duket jo vetëm e mirë, por e domosdoshme në punë. Një grup studiuesish madje zbuluan se pasi vizionimit të një video komedie, punonjësit ishin 10% më produktivë se sa homologët e tyre.