Pse kemi dy veshka nëse mund të jetojmë vetëm me një?

5

ROMË, 17 nëntor /ATSH/ – Disa organe në trupin tonë janë simetrike, si bajamet, mushkëritë, vezoret, testikujt e tjerë, shkruan focus.it.

Në disa raste, si ai i veshkave, një nga të dyja ka në një farë kuptimi funksionin e një rrote rezervë disi të veçantë.

Çfarë do të thotë kjo?

Nëse të dyja veshkat janë të shëndetshme, ato ndajnë detyrën e pastrimit të trupit.

Megjithatë, në rast se dikush del jashtë funksionit, veshka e shëndoshë mund t’i bëjë vetë të gjitha punët e nevojshme.

Në rastin e veshkës, në fakt, organi i mbetur vetëm pas një transplanti (për një dhurim ose për një sëmundje) kalon në hipertrofi, pra bëhet më e madhe, pikërisht si rezultat i punës së cilës i nënshtrohet.

Pavarësisht kësaj, deri më tani nuk është demonstruar se kjo punë e tepërt e çon veshkën e vetme në ”stres” më të madh sesa ajo kur punojnë të dyja.

Megjithatë, është e qartë se vetëm një veshkë ka një rezervë funksionale të reduktuar, pra nuk ka më një “rrotë rezervë” në dispozicion, në rast nevoje.

Marrur nga: ata.gov.al