Regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të 10-ta deri më 20 korrik

1

Në portalin e-Albania ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Evis Kushi deklaroi sot se regjistrimet do të vazhdojnë deri më 20 Korrik.

Formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

/ata.gov.al