Rritet kultivimi bimëve mjekësore në Shqipëri, eksportohen kryesisht në SHBA (Shifrat)

29

Shqipëria është e njohur për praninë natyrale të bimëve mjekësore, por edhe kultivimi i tyre ka njohur rritje vit pas viti.

Në vitin 2018 Shqipëria shënoi 12 500 tonë prodhim të bimëve mjekësore, një pjesë e të cilave eksportohen në shumë vende të botës, kryesisht në SHBA.

Ky sektor përbën rreth 19% të prodhimit bujqësor të vendit, duke e renditur në vendin e dytë për nga rëndësia.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka financuar 808 projekte në mbjelljen edhe përpunimin e tyre, me një sipërfaqe prej 1097 hektarë dhe një shumë prej 289 363 181 lekë.

Rajoni më i rëndësishëm për prodhimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore është Shkodra me 60 subjekte të financuara dhe 898 hektarë të mbjellë.