Saranda i bashkohet aktiviteteve të Vitit të Pyjeve 2024

2

Saranda i bashkohet aktiviteteve të Vitit të Pyjeve 2024, duke nisur nga mbjellja e 200 fidanëve të rinj pishe.

Kalendari i mbjelljeve, por edhe i shumë eventeve, projekteve dhe nismave edukuese do ta shoqërojë gjithë këtë vit për t’i dhënë pyjeve rëndësinë që u takon.

Qëllimi kryesor i këtij pyllëzimi është mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e tokës, si dhe promovimi i qëndrueshmërisë së ekosistemeve në një zonë të ndotur.

Kjo nismë ka si synim “krijimin e një pylli” me funksion rekreacioni që do të shërbejë si një ambient shplodhës për banorët e zonës, njëherazi masë parandaluese për erozionin për tokat përreth gjatë prurjeve të mëdha të reshjeve.

/ata.gov.al