Si të pastroni dhe ripërdorni një maskë N95? Ja cilat janë 3 metodat sipas ekspertëve

120

Edhe pse nuk supozohet që të ripërdorni maskën e zakonshme të frymëmarrjes për filtrimin e ajrit N95, duke pasur parasysh që janë pothuajse të pamundura për tu gjetur (ose për tu përballuar prej çmimeve të larta) mes pandemisë së koronavirusit, specialistët kanë përpiluar disa metoda të pranueshme për të dekontaminuar dhe ripërdorur ato.

Së pari, si të mos pastroni maskën tuaj N95

Për të ruajtur efektivitetin e maskës, kurrë mos përdorni këto metoda:

  • Spërkatje ose lagie me aerosol ose alkool të lëngshëm.
  • Larja në ujë me sapun.

Specialistët tregojnë se këto metoda mund të prishin ngarkesën elektrostatike të qenësishme që është thelbësore për mënyrën se si një N95 filtron grimcat e vogla. Ata mund të zvogëlojnë efektivitetin e një maskë me 1/3 deri në gjysmë.

Si të pastroni maskën tuaj N95

Ekzistojnë tre mënyra pastrimi, të cilat ekspertët i konsiderojnë të besueshme dhe ju mund t’i bëni lehtësisht në shtëpi.

  • Metoda 1: Rotacioni (keni nevojë për katër maska, duke supozuar se përdorni vetëm një maskë të vetme çdo ditë, në mënyrë që secila të pushojë të paktën 72 orë para se të vishet përsëri (koha e mjaftueshme që virusi të zhduket nga sipërfaqja)).
  • Metoda 2: Avullimi ose zierja (zhytja në avull në shkallë 125C ose në ujëtë valuar për 3 minuta e maskës N95, do të dezinfektojë maskën pa ulur ndjeshëm efikasitetin e saj të filtrimit .Nëse maskë juaj ka shtresa të jashtme dhe të brendshme prej letre, as metodat e avullit ose të vlimit nuk janë e këshillueshme pasi ato do të shpërbëjnë ato shtresa letre që mbajnë mediumin e filtrit ndërmjet tyre.)
  • Metoda 3: Pjekja (ngrohja e një maskë për 30 minuta në 70C është një metodë efektive e dekontaminimit.)